Mbështetja e protestave të Iranit në Francë

‘Femme, Vie, Liberte’, Franca kthen kullën ‘Eifel’ në simbolin e revoltave në Iran! Protestat për Mahsa Aminin shembull i guximit

17 Janar 2023, 16:30| Përditesimi: 17 Janar 2023, 16:36

  • Share

FRANCË- Franca i është bashkuar revoltës së grave, djemve dhe vajzave të reja kundër terrorit nga policia e moralit në Iran. Katër muaj pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, në kullën ‘Eifel’ kanë shpërthyer sloganet e mbështetjes simbolike ndaj protestuesve në Iran, të cilët luftojnë për te drejtat e tyre.

Kulla simbol në kryeqytetin francez shfaqi sloganin “Femme, Vie, Liberte” që do të thotë “Gratë, Jeta, Liria”. Që ekzekutimet të pushojnë dhe vullneti i popullit iranian të triumfojë!”.

Bashkia e Parisit tha se mesazhi i Kullës Eiffel është një homazh për “ata që po luftojnë me guxim për lirinë e tyre pasi regjimi (iranian) po vazhdon ekzekutimet e protestuesve”. Në tetor Parisi gjithashtu e kishte shpallur zonjën Mahsa Aminin “Qytetare nderi” pas vdekjes.

Sipas mediave, protestuesit në Francë duan që Bashkimi Evropian të mbajë një qëndrim më të fortë kundër Iranit, duke e shpallur Gardën Revolucionare iraniane një organizatë terroriste.

Një ditë më parë, mijëra njerëz mbajtën një marshim në qytetin francez të Strasburgut për të treguar solidaritet me protestuesit antiqeveritar në Iran.

Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. Protestat janë mbajtur në më shumë se 160 qytete prej nisjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.

Autoritetet iraniane nuk kanë bërë publike të dhënat për vdekjet dhe arrestimet, dhe as nuk kanë konfirmuar apo mohuar të dhënat e HRANA-s. Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?