Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Raszyn të Polonisë. Kofsha ka shkëlqyer duke fituar plot tri medalje ari në grumpshat U-17.
Ai garoi peshat 89 kg dhe realizoi një paraqitje vërtetë fantastike, teksa dominoi ndaj rivalëve, duke nderuar kështu Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat.
Kofsha regjistroi rezultate të jashtëzakonshme, duke ngritur 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.
Kombëtarja jonë e shtangës e mbyll me 6 medalje gjithsej Kampionatin Europian. Disa ditë më parë siç dihet edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.
Hallall mor bir. Suksese te metejshme dhe ndero vendin dhe familjen.
Përgjigju