Fenomeni i aksidenteve tragjike, Softa në Report Tv: Duhet të shtohen masat! U sugjeroj bashkive të vendosin radarë, tabelat s’mjaftojnë

6 Qershor 2023, 14:39| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 15:25

  • Share

Aksidentet tragjike na sjellin gjithmonë e më shumë në vëmendje sigurinë rrugore por jo vetëm. Duke marrë shkasë nga aksidenti tragjik në Bërxullë ku humbi jetën një 10-vjeçar, eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se ky fenomen shqetësues është shtuar, sidomos në Tiranë. I ftuar në Report Tv me gazetaren, Besmira Pelushaj Softa thotë se kërkohet një kontroll më i madh nga policia rrugore dhe se duhen shtuar masat.

“Ky është një ndër shumë aksidentet që ndodh në këtë vend. Po të shikosh në Tiranë është një problem madhor pasi shpejtësia është e frikshme, sidomos nëpër lagje. Daljet nga pallatet e kthesat rrezikon shumë jetët e moshave të vogla por jo vetëm. Kërkon kontroll të veçantë jo vetëm në gjobë por edhe masa të tjera. Kryqëzimet duhet të jenë të kontrolluara. Sa i takon këtij rasti, ky është problem shqetësues.”- thotë Softa.

Ndër të tjera, Softa ka edhe një sugjerim për pushtetin lokal ku thotë se ka ardhur koha për të bërë kontrollin e territorit dhe duhen vendosur radar.

“Sugjeroj pushtein lokal dhe ka ardhur koha që për të bërë kontrollin e territorit, të vendosin radar në zonat e banuara. Nuk mjaftojnë tabelat. Ësjtë e thjeshtë, radar vertikal. Përfiton edhe të ardhura Bashkia.”- thotë Softa.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës, në kryqëzimin e Laknasit, ku buzë rrugës ndodhet edhe lokali ku ishte i ulur 10 vjeçari. Sipas informacioneve mësohet se fillimisht u përplasën dy makinat, më pas si pasojë e shpejtësisë  njëra ka përfunduar në lokal, ku dhe ka përplasur për vdekje të miturin . Dy drejtuesit e mjeteve njeri Erjon Hajdini 30 dhe tjeri Naim Allmeta 63 vjeç janë nënshtruar ekzaminimeve mjeksore paraprake. Nga analizat, ka rezultuar se 63-vjeçari Allmeta po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, çka dyshohet se është bërë edhe shkak i ngjarjes. 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?