Përplasja e kryeministrit Rama me ndërtuesit për çmimet e referencës dhe taksës 3% për shërbimet sociale ka qenë tematika e sotme në emisionin Repolitix, nga gazetari i Report Tv Denis Minga.
Por ndonëse fenomeni shqetësues është prezent jo vetëm në tryzat e rrumbullakta por edhe në diskutimet e përditshme të qytetarëve vendas, për inxhinerin Arben Meçe ndërtimi informal është gati zero.
“Për herë të parë kohët e fundit, insituti i statistikave po prodhon databazë mbi matje. Kjo do të thotë që nuk do të ketë më ndërtime informale. Ndërtimi informal është gati gati zero.”- tha Meçe
Për ndërtuesin, Zef Shtjefnin ‘boom-i’ i çmimeve në zonat bredgdetare dhe në Tiranë vjen pasi blihen nga të huajt. Madje ai dha një shifër disi të pabesueshme, që rreth 8 mijë prona janë të blerë nga serbë. Sidoqoftë, eksperti thotë se prona në Shqipëri blihen nga e gjithë bota.
“Çmimet varen nga tregu. Në Shqipëri ekziston një treg që i mban çmimet kështu s’bën dot gjë. Po pse ndodh? Po ka një handikap të madh, se shqiptarët po ikin por çmimet po mbeten. Arsyja kryesore është rritja e kosotve të përgjitshme. Një ndër tre babnesa në Shqipëri blihen nga të huajt nga e gjithë bota.
Me bankë i blejnë të gjithë. Po u jap shifër që është e pabesueshme. 8 mijë prona deri më sot janë të blera nga serbë. Para një jave isha në Shëngjin dhe në tavolinë ishte me dy grupe polakëve dhe u kishte shitur 104 apartamente, vetëm këtë verë. Kjo bën që të ketë rritje konstante se blihen nga të huajt.
Unë do i sugjeroja kryeministrin t’i marrë 3% e kullës aty por jo të sjellë të pastrehët aty se ata nuk përballojnë dot çmimet aty ndërkohë mund të blihen 10 apartamente.
Qeveria ka zbuluar një fenomen të madh të vetin.”- tha ai.
Për Meçen sektori i ndërtimit nuk është problematika më e madhe në Shqipëri.
‘Është filozofi e gjithë këtij shteti, s’është vetëm ndërtimi. Qeveria shqiptare duke mos anashkaluar këtë fenomen, duhet që më tepër se sektori i ndërtimit të merret dhe me pjesën tjetër që shton në GDP pra 70% tjetër. Cilësia e ndërtimeve në Tiranë është ngritur. Në Tiranë vetëm kati i parë është 4 mijë euro m2, në kate të tjera s’është ashtu. ’- tha ai.
Edhe eksperti i ekonomisë, Klodian Muço beson se informaliteti në tregun vendas është shumë i madh dhe shteti paaftësinë e vetë për të kontrolluar këtë fenomen e zgjidh me çmimet e referencës. Por kjo u kundërshtua nga Meçe i cili tha se çmimet e referencës mbrojnë konsumatorin.
‘E vërteta e madhe e tregut të përgjitshëjm është informalitet në përmasa të jashtëzakonshme.
Shteti paaftësinë e vet e zgjidh me referencën e vetë’- tha Muço.
Meçe: Për mua çmimi i referencës është mbrojtja e konsumatorit
Ndërkohë, gazetarja e Report Tv Eliza Gjediku tregon se 40% e pronave janë të blera nga të huajt ndërsa 60% e qytetarëve vendas i blejnë me kredi. Ajo nënvizon se qytetarët e thjeshtë e kanë të pamundur të gjejnë shtëpi në Tiranë, ato shiten që nga themeli.
‘40% e provave janë të blera nga të huajt. Kjo e justifikon në fakt edhe ccmimin. Si pasojë e futjes shumë të parave nga të huajt që blejnë apratmente nëq Shqipëri kryesisht në bregdet por edhe në Tiranë janë nga të huajt. 60 e qytetarëve kryesisht i blejnë me kredi. Ata janë të detyruar ta blejnë shtëpi me kredi. Qytetarët janë të detyruar që një pjesë ta marrin në banka një pjesë që e marrin në forma të ndryshme, nga të afërmit etj.
Nga qytetarë të thjeshtë që janë në kërkim të një apartamenti, të gjitha ndërtimet që në gropë janë të shitura. Është kërkesë shumë e madhe. ‘- tha Gjediku,.
Kryeministri Edi Rama debatoi me kreun e shoqatës së ndërtuesve ditën e djeshme pasi kërkoi rishikimin e çmimit të referencës dhe të taksës sociale prej 3%. Rama u bëri të qartë ndërtuesve se shteti është në dijeni të evazionit fiskal që ata bëjnë dhe se tani ka ardhur koha ti thuhet mjaft. Nga viti i ardhshëm ai paralajmëroi taksimin e hoteleve në bazë të çmimit të referencës.
Eshte e njeta histori kudo ne perendim.Qendrat e qyteteve me gratacela jane plote me apartamente te mbyllura,qe nuk i shesin qe rrine bosh.Ndersa shtepite e dhe apartametnte qe ndertohen rishtas blihen nga te pasurit e vendeve qe vijne nga jashte.Cmimet jane ne qiell dhe banoret e nje qyteti , pra vendasit nuk i blejne dot sepse nuk i perballojne cmimet qe jane mbi 1 milion dollar. Kjo ka vite qe ndodh ne Kanada dhe qeveria vetem flet flet dhe nuk vepron. Keshtu mesa duket e ka kapitalizmi.
Përgjigju