Largimi i të rinjve është një plagë e madhe e shoqërisë sonë. E ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj për të folur në lidhje me këtë fenomen shqetësues ishte psikologja Arjana Muçaj. Ajo shpjegoi faktorët që i shtyjnë të rinjtë drejt zgjedhjes për të ikur, gjithashtu dhe për mundësitë që duhet të shfrytëzohen që të shikojnë të ardhmen e tyre në këtë vend dhe jo jashtë.
Për psikologen Muçaj, të rinjtë tregojnë dëshirë për t’u larguar nisur jo vetëm nga faktorët ekonomik, por dhe për shkak të mundësive të pakta të punësimit. Sipas saj të rinjtë priren të zgjedhin profesione për të cilat tregu është i tejngopur.
E pyetur në lidhje me ndikimin që këto largime kanë psikologja Muçaj u shpreh se "nëse flasim për impaktin e largimeve flasim për të ardhmen e vendit, nëse të rinjtë ikin atëherë ulet numri i popullsisë, njëkohësisht rriten dhe kostot e buxhetit, kjo do të sillte një plakje të popullsisë dhe probleme në shëndetësi”.
Muçaj tha se globalizimi i ka dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të largohen për të bërë një zgjedhje më të mirë dhe nëse më përpara ka qenë Italia dhe Greqia ku të rinjtë prireshin të largoheshin sot zgjedhin Gjermanin e SHBA-të nisur dhe nga profesionet që ata zgjedhin si për shembull mjekësinë apo inxhinieritë.
E pyetur në lidhje me masat që duhet të merren për të shmangur fenomenin ajo tha se arsimi dhe punësimi duhet të jenë priorite.
“Për aq kohë sa i themi duhet politikanët duhet të ndihmojnë në politikëbërjen , tregu nuk duhet të nxjerri jurist apo psikologë për shembull, kur tregu është i tejngopur, duhet t’i drejtojmë të rinjtë aty ku ka hapësira njëkohësisht duhet t’i japim dhe mbështetje financiare, për aq sa ne shikojmë se shumica e prindërve shikojnë për të ardhëm e fëmijëve duhen patjetër politika bashkëpunuese kur flasim për ekonominë e familjes, për qëndrueshmërinë e saj, duhet t’i japim arsimit më shumë investime, por e dimë që buxheti për arsimin është i vogël dhe kjo tregon kushtet në të cilin ndodhet arsimi, mënyra për t’i mbajtur të rinjtë nuk është hajde se do të jap një pagës më të mirë , por t’i afrojë se profesionalizmi , eksperienca do të shpërblehet, duhet t’i jepet garanci për vetë vendin e punës”, u shpreh psikologja Muçaj.
Ikin te rinjte se ne shqiperi e ardhmja nuk ka shprese rrogat e uleta nuk del deri ne fund te muajit .
Përgjigju