Fenomeni i rrallë në bregdetin e Shëngjinit, deti tërhiqet për disa metra (VIDEO)

21 Mars 2022, 10:55| Përditesimi: 21 Mars 2022, 12:25

  • Share

LEZHË- Teksa prej vitesh është raportuar se në Shëngjin deti po avancon duke “gllabëruar” rërën dhe pishat pranë bregut, një fenomen ndryshe dhe i radhe ka ndodhur këtë të hënë. Deti është tërhequr me disa metra në zonën e plazhit, duke bërë që lokalet dhe objekte të tjera që ishin të ngritura mbi ujë të dalin zbuluar në sipërfaqe.

Gjatë verës së kaluar këto objekte kanë qenë në disa centimetra brenda ujit, ndërsa tashmë uji është tërhequr me disa metra larg tyre

Diçka e tillë ka tërhequr vëmendjen e vendasve dhe vizitorëve, pasi një baticë kaq e madhe nuk kishte ndodhur prej 50 vitesh në Shëngjin. Prej vitesh erozioni detar është kthyer në kërcënim për bregdetin e Shëngjinit, duke marrë sipërfaqe të mëdha toke kryesisht në zonën e Kunës e cila rrezikon seriozisht ekzistencën e saj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?