DIVJAKË- Një fenomen i rrallë përcillet nga plazhi i Divjakës i cili është zgjedhur nga breshkat e rralla Carreta Carreta për t'u riprodhuar. Shumë të veçantë shfaqen pamjet teksa breshkat e vogla çelin nga vezët, dalin nga foletë nën rërë dhe i drejtohen detit Adriatik
Administrata e zonave të mbrojtura në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta në bashkëpunim me specialistë të fushës përkatëse kanë monitoruar nga afër këtë proces të nisur në 8 gusht. Specialisti i AZDM Fier Elton Daka rrëfen të gjithë monitorimin e bërë.
“Ne ramë në gjurmët e kësaj breshke dhe prej asaj dite kryem montorim për mbarëvajtjen e procesit. 40 deri në 70 ditë është periudha kur këto breshka fillonjë të dalim nga veza dhe vijojnë jetën duke u futur në detin Adriatik Pas konsultimit me ekspertë dolëm në përfundim sipas kushteve natyrore, se ato do të dilnin në ditën e 50. Monitoruam 24 orë në 24 edhe ne, ekspertë por edhe banorët e zonës. Në 8 gusht ishte mbrëmja e parë kur dolën breshkat e para. Edhe nata e dytë edhe nata e tretë çelën vezët e tjera. Breshka carreta-carreta zgjedhin brengun e Divjakës për të riprodhuar. Edhe banorët na lajmërojnë kur i shohin folenizim”, tregon Daka.
Kjo ishte hera e dytë brenda një harku kohor prej tre vitesh që breshka e detit e llojit caretta-caretta folenizon në vijën bregdetare të plazhit të Divjakës. Sipas ekspertëve pritet që ky fenomen të vijë duke u shtuar.