Psikologia Entela Binjaku shprehet se fenomeni i uljes së lindshmërisë vjen për disa shkaqe, mes të cilave edhe vështirësitë ekonomike dhe fertiliteti që e cilëson këmbanë alarmi. Në një intervistë për Report Tv në “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se 4 faktorët që ndikojnë janë struktura familjare, fertiliteti, emigrimi dhe vështirësitë në kushtet e jetesës.
“Censusi i këtij viti është i shumëpritur për të konfirmuar se sa jemi ne pas regjistrimit të fundit që kemi realizuar. Shkaqet për numrin e lindjeve janë kryesisht për natyrë ekonomike. Çiftet e reja e shikojnë që kanë shumë vështirësi për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve sepse kostoja ka ardhur në rritje dhe shumë çifte përballen me vështirësi. Një arsye e dytë mendoj që lidhet me faktin se tek ne, të rinjtë janë ata që emigrojnë. Një arsye e tretë lidhet se vetë struktura e familjes shqiptare ka ndryshuar. Një arsye e katërt janë problemet që kanë çiftet për të sjellë në jetë një fëmijë, fertilitet janë këmbanë alarmi se mjaft çifte presin por nuk bëjnë dot fëmijë”, tha Binjaku.
Binjaku u shpreh se vitet e ardhshme ky fenomen do të reflektohet në bankat e shkollës, në vendet e punës dhe në qytete të ndryshme. Psikologia sugjeron që të ofrohet bonus për familjet e reja si dhe të shtohen fushata ndërgjegjësuese lidhur me edukimin ose planifikimin familjar.
“Një peshë të veçantë në jetën tonë mban faktori social dhe ekonomik dhe kjo reflektohet në probleme në çift e riprodhim. Vendet europiane kanë nisur të aplikojnë edhe bonusin për familjet e reja. Ka shtete në Evropë që janë duke ofruar lehtësira për familjet që provojnë të sjellin në jetë fëmijë dhe nuk e kanë të thjeshtë, ofrojnë lehtësira si fertilizim in vitro. Një mënyrë e tretë do të ishte fushatë ndërgjegjësuese lidhur me edukimin ose planifikimin familjar që do të duhet të marrë në konsideratë fëmijën si bekim. Ne ende jemi ndër vendet me parametra jo aq të lavdërueshëm për abortin selektiv, element që e shqetëson shoqërinë”, tha Binjaku.
O jari . Nuk eshte problemi se nuk u punon burrave apo grave te ketij vendi , por problemi eshte qe nuk kan mundesi ti rrisin femijet ne kete m... vendi .
Përgjigju