Fenomeni Ilir Daja rrëfen suksesin me Ballkanin: Synojmë grupet e Conference League e titullin, në Shqipëri lojtarët e përkëdhelur, 'Final 4' në Superiore pa kuptim

28 Gusht 2023, 13:55| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 14:18

  • Share

Ilir Daja dhe skuadra që ai drejton Ballkani i Suharekës janë shndërruar në një fenomen në futbollin e trevave shqiptare. Dy tituj kampionë radhazi në Kosovë dhe shumë pranë kalimit për të dytin vit radhazi në grupet e Conference League e bëjnë Ballkanin skuadrën shqiptare më në formë. Në një komunikim me Report TV Ilir Daja rrëfen çëlësin e suksesit:

“Çëlësi i suksesit është bashkëpunimi, investimi që ka bërë Presidenti Arsim Kabashi pasi ka marrë lojtarë cilësor tek Ballkani dhe djem me karakter.Aktorët kryesorë janë lojtarët është një grup i mrekullueshëm  , shumë futbollistë të mirë dhe të përgjegjshëm për punën që bëjnë” thotë Daja.

Jo në cilësi por futbolli në Shqipëri nga ai në Kosovë për teknikun tiranas ndryshon në dy aspekte:

“Cilësia në Kosovë e Shqipëri është aty aty por ndryshimet janë në infrastrukturë dhe lojtarët në Kosovë janë më pak të përkëdhelur se në Shqipëri janë më të përgjegjshëm në punën që bëjnë dhe kanë shpirt sakrificë”, thotë Daja.

Në ndeshjen e parë të play-off të Conference League Ballkani mundi 4-1 Bate Borisov në “Fadil Vokrri” dhe ka prenotuar grupet por 56-vjeçari kërkon të mbajë skuadrën me këmbë në tokë ndërsa thotë se objektiv mbetet edhe titulli në kampionatin kosovar.

“Kemi bërë një hap të mirë në 90 minutëshin e parë por s'kemi bërë asgjë pasi ndeshjet me kualifikim llogaritë i mbyllin pas sfidës së dytë”, shprehet trajneri i Ballkanit.

Një urim të sinqertë e ka edhe për dy skuadrat e tjera shqiptare që janë një hap larg grupeve:

“Jo vetëm Partizanit ku unë kam qënë trajner përpara se të vija në Kosovë por edhe Strugës I uroj vetëm kualifikimin”, dëshiron Daja.

Ndryshimi i formatit në kampionatin shqiptar ku titulli do përcaktohet me play-off dhe në fund të 36 javëve ka zerim pikësh nuk i pëlqen aspak dhe e shpjegon kështu:

“Me tre ndeshje nuk ka kuptim. Unë do të thoja që ndoshta në përgjysmim pikësh apo formë tjetër por jo me zerim pikësh. Kjo do të zbehte kampionatin për 36 javë dhe nuk do të kishte kuptim garë”, sqaron trajneri i tiranas.

Ballkani luan të enjten në Hungari ndeshjen e kthimit ndaj bjellorusëve të Bate Borisov.

 

 

Intervista e plotë

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?