Ronaldo Luís Nazário de Lima

Ronaldo 'Fenomeni' kërkon ndjesë pas 20 vitesh: Miliona mama më urrejnë akoma

14 Tetor 2022, 18:25| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 18:30

  • Share

Ronaldo Fenomeni (Ronaldo Luís Nazário de Lima) i është rikthyer edhe njëherë temës së flokëve. Modeli i tij në Botërorin e 2002 u bë simbol dhe shumë të rinj dhe fëmijë kërkuan ta kishin. Së fundmi legjenda braziliane ka sqaruar edhe arsyen se përse vendosi të bënte atë model. Të shumta kanë qenë nënat e fëmijëve që e urrenin Ronaldon për këtë ndikim në jetën e djemve, me modelin që ishte vërtet i çuditshëm. Flokë përpara në formë trekëndëshi dhe aspak në pjesën tjetër të kokës.

“Mamaja ime dhe miliona mama në botë më urrejnë akoma sot. Kam takuar njerëz me fëmijë që kishin të njëjtin model flokësh. Kërkoj falje, më vjen shumë keq për këtë", tha fillimisht legjenda e Brazilit.

Ronaldo tregon edhe arsyen që e dërgoi te ai model flokësh. “Kisha pësuar një dëmtim dhe njerëzit nuk flisnin për gjë tjetër. Kështu që vendosa të prisja flokët dhe të mbaja vetëm ato në pjesën e përparme. Shkova në stërvitje dhe të gjithë më kanë parë me atë model të tmerrshëm. Por në fund të gjithë flisnin për flokët e mi dhe kishin harruar dëmtimin. Kështu që mund të isha më i qetë dhe të përqendrohesha te stërvitja", vijon Ronaldo.

Fenomeni tregon se modeli ishte i tmerrshëm por ndikoi te shumë fëmijë dhe të rinj aqsa kohë më parë Neymar pranoi se i bëri flokët në të njëjtin model edhe pse 10 vjeç në 2002. “Nuk jam krenar për atë model sepse ishte shumë i çuditshëm. Por ka qenë një mënyrë shumë e mirë për të ndërruar temë”, mbylli Ronaldo.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?