Ronaldo "Fenomeni" ka bërë të ditur se do martohet me Celina Locks, me të cilën është në një lidhje prej shtatë vitesh. Braziliani i propozoi të dashurës së tij në një plazh në Punta Cana në Republikën Domenikane dhe lajmin e ndau me ndjekësit duke postuar disa foto në rrjetet sociale. "Po, unë dua! Të dua përgjithmonë Ronaldo”, ka shkruar Celina në Instagram.
Gjatë jetës së tij, Ronaldo ka qenë i martuar më parë tre herë. Gruaja e tij e parë ishte Milene Domingues, nëna e djalit të tij të parë, i cili tani është 22 vjeç. Ata u martuan në vitin 1999 dhe u divorcuan katër vjet më vonë. Ai bëri një tjetër martesë me Danella Cicarelli në një kështjellë luksoze në Francë, por lidhja zgjati vetëm tre muaj.
Ronaldo u martua me Maria Beatriz Antony dhe nga lidhja e tyre lindën dy vajza, Maria Sophia (14 vjeç) dhe Maria Alice (12 vjeç), gjithashtu pati një lidhje me Michele Umezu gjatë një turneu aziatik me Real Madridin dhe në 2010 njohu djalin e tij të katërt, Aleksandrin (17).