Ferdinand Xhaferraj në Report Tv: Kolegë të 'Foltores' janë dakord që Berisha s'është zgjidhja, edhe ai humbi ndaj Ramës! Nuk gjej dot arsye pse Basha të rrijë

16 Mars 2022, 13:03| Përditesimi: 16 Mars 2022, 15:35

  • Share

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj bëri të qartë se si Basha dhe Berisha janë problemi i PD-së dhe se asnjëri nuk mund të jetë zgjidhja. Në një intervistë për Report Tv, Xhaferraj tha se në zgjedhje kundër Ramës nuk mund të shkojë as një person që nuk bëhet dot kryeministër si Basha dhe as një person ‘non grata’ si Berisha. Zgjidhja për të është ngritja e një komisioni PD-Foltore për të shkuar në zgjedhje.

“Minimumi i demokracisë është të japësh dorëheqjen. Pas 6 marsit më thoni ju mua një arsye pse duhet ngritur dora për Lulzim Bashën. Sigla e PD ka rënë në 6% dhe u  mund ndjeshëm nga një person i shpallur 'non grata'. Sikurse nuk është zgjidhje as Sali Berisha. Ai vërtet mundi ndjeshëm Lulzim Bashën, por ndjeshëm humbi edhe ndaj Ramës. Basha ikën, zgjidh një grup deputetësh që drejton partinë në kohën kur kryetari nuk është. Ky grup diskuton me kolegët e foltores, se edhe aty ka nga ata kolegë që mund të biem dakord se ashtu si Basha edhe Berisha nuk është zgjidhje. Nuk mund të shkohet në zgjedhje kundër Ramës me një 'Non grata'. Pa Bashën dhe Berishën sepse të dy janë pjesë e problemit, dhe jo e zgjidhjes”, tha Xhaferraj.

Pas humbjes së thellë të PD më 6 mars, Xhaferraj tha se Basha nuk mund të jetë dot kurrë një fitues dhe se qëndrimi i tij në krye të PD i shërben vetëm Ramës.

“Basha është i domosdoshëm vetëm për Edi Ramën dhe qeverinë. I duhet edhe për siguri shifrash, kemi parë që ka nga ata që e kundërshtojnë edhe brenda të vetëve. Është opinion politik jo fakt, mbetet për tu provuar. Lideri i opozitës në momentin që nuk shkon drejt karriges së Kryeministrit, cilado qoftë arsyeja duhet të ikë. Dhe e dyta kryeministri edhe sikur të bëjë 'vezën e kuqe' duhet të ikë pas 2 mandateve.  Ka shumë kolegë të "foltores' që mendojnë se ne që edhe Basha dhe Berisha s'mund të jenë pjesë e zgjidhjes. E para duhet zgjidhur problemi më i lehtë që është z. Basha sepse humbi më keq kundër Ramës. Pastaj duhet të diskutojmë çështjen e Berishës, që edhe ai s'mund të jetë zgjidhja”, tha Xhaferraj.

PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke mos mundur të marrë asnjërën nga 6 bashkitë,  gjë që solli një numër i madh deputetësh demokratë t’i kërkonin dorëheqjen.  I pari që i kërkojë të heqë dorë nga drejtimi i selisë blu ishte deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferraj. Gjatë ditës së sotme edhe deputetja Grida Duma tha se Lulzim Basha ka kohë deri nesër që të tërhiqet, ndërsa shtoi se persona që i bëjnë dëm partisë duhet të largohen dhe se duhet të ngrihet një komision PD-Foltore, që të çojë partinë në zgjedhje të brendshme.

Komento

Komente

  • karadakliu: 16/03/2022 16:56

    Ndaj Rames deri sot jane humbes te gjithe.Mbrenda PS humbi Nano,Rama ia mori PS,jashte PS rivalet partiak,se pari mmundi PD humbi ne krye me Berishen,teni me rradhe humbi disa here e mundi Bashen edhe ne zgjedhjet lokale edhe ne ato te pergjithshme.Dhe tash me 6 mars, Rama e mundi Bashen 6 me zero, e Berishen 5 me zero. Berisha e "fitoi" Shkodern vetem me 4% dallim karshi Rames.Kjo mund te thuhet Rama i mundi te gjitha 8 me O.

    Përgjigju
  • KASAP LLAFAZAN RREXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 16/03/2022 16:30

    Ferdinant Xhaferi bile derri regulloi cilsin e Djellit e jo më partin anti Shqiptare partin wc pd që e bën flori e kaluar floririt. Po si ka mundësi që ky brezi ri e shikon të tilla figura të diskretituara që vazhdojn e bëjn politik. Kto lloi figurash duhen qëruar nga qarkullimi e duhet vetëm gjaku ri vetëm rini me shkoll e njerëz me karakter. Jo kshu lloi plerash që e kan bër Shqiprin si mos më keq. Pra rinia, rinia duhet ti meri frenat në dor. Ktu në Shqipri vazhdohet me kriminelin hajdut Sali bajgën. Pty rac e pisët.

    Përgjigju
  • Fronti rezistences per luften ne Gabon: 16/03/2022 13:46

    O bythqima, o mbeturina. E keni perjashtuar edhe baba Saleh Stalinin, edhe keshillin e rithemelimit edhe foltoren. O jashteqitje kombetare. A vazhdoni dot pa ata apo jo. Nje popull kaq i vogel me kaq shume bythqima. E tmerrshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?