Fërgesë e shpejtë me presh nga zonja Albana

20 Tetor 2022, 11:11| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 11:12

  • Share

Fërgesë e shpejtë me presh

Përbërësit:

  • 2-3 presh
  • 150 gr kos i trashë
  • 1 vezë
  • Gjalpë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht grijmë preshin imët dhe e vendosim të kaurdiset me pak vaj ulliri dhe gjalpë. E ndihmojmë zbutjen e preshit me pak ujë të ngrohtë, kripë dhe piper. Ndërkohë rrahim vezën me kosin derisa masa të marrë një trajtë kremoze. Shtojmë  pak ujë tek kremi me vezë dhe kos dhe këtë masë e shtojmë tek preshi. Ulim nxehtësinë e sobës, vendosim kapakun dhe e lemë për 10 minuta gatimin të mpikset.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?