Fërgesë me djathë dhe miell misri nga zonja Albana

1 Korrik, 11:54| Përditesimi: 1 Korrik, 11:56

  • Share

Fërgesë me djathë dhe miell misri

Përbërësit:

  • 4 lgj miell gruri
  • 1 fetë djathë për person
  • 2 lgj miell misri
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 Iç piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tigan më yndyrë skuqim djathin të lyer me miell nga të dy anët. Në po atë yndyrë kaurdisim miellin e misrit dhe të grurit. Pasi mielli ka ndryshuar pak ngjyrë shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe ujin. E lemë të vlojë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. E servirim duke vendosur në qendër djathin e skuqur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?