Fërgesë me domate e speca nga zonja Albana

16 Shkurt, 11:06| Përditesimi: 16 Shkurt, 11:07

  • Share

Fërgesë dimërore me domate e speca

Përbërësit:

  • 4-5 lgj miell
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 4-5 speca
  • 2-3 domate
  • 3 lgj gjizë
  • 1 lgj gjalpë
  • Pak spec djegës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Miellin e misrit të situr e kaurdisim me pak yndyrë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur. Në një tigan tjetër kaurdisim mirë qepën e grirë hollë, më pas shtojmë specat e prerë në kubikë të vegjël. Vijojmë kaurdisjen duke shtuar dhe domatet e qëruara nga cipa e të prera hollë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, hudhër dhe pak spec djegës, shtojmë gjizën dhe pak ujë dhe e lëmë gatimin të marrë valë. Në fund shtojmë miellin e misrit të kaurdisur, e lëmë 2-3 minuta në zjarr. Kalojmë fërgesën në tavë, e spërkatim me gjalpë dhe e vendosim në furrë për 10-15 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?