Fërgesë me mëlçi dhe oriz nga zonja Albana

15 Nëntor 2022, 11:03| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 11:04

  • Share

Fërgesë me mëlçi dhe oriz

Përbërësit:

  • 300 gr mëlçi
  • 2 kokrra vezë
  • 300 gr qepë e thatë
  • 400 ml ujë
  • 1 lgj oriz
  • Spec djegës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim fillimisht mëlçitë me pak vaj ulliri. Më pas largojmë mëlçitë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepët e grira mesatarisht. Ndihmojmë zbutjen e qepëve me kripë dhe pak ujë. Më pas shtojmë buljonin e nxehtë derisa të mbulohen pak qepët, hedhim orizin dhe pas 8-10 minutave vendosim dhe mëlçitë. Rregullojmë shijen me pak spec djegës, kripë dhe piper të zi. Bëjmë disa gropëza tek gatimi ku vendosim vezët. E lëmë gatimin të mpikset për 6-8 minuta dhe në fund shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?