Fërgesë me mëlçi qingji dhe gjizë nga zonja Albana

2 Mars 2023, 11:42| Përditesimi: 2 Mars 2023, 11:44

  • Share

Fërgesë me mëlçi qingji dhe gjizë

Përbërësit:

  • 500 gr mëlçi
  • 500 gr gjizë
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 spec i kuq
  • 5 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim mëlçitë në kubikë dhe i kaurdisim në tigan me yndyrë. Më pas i largojmë mëlçitë  dhe tek yndyra shtojmë miellin dhe e kaurdisim derisa të zverdhet. Shtojmë gjizën, specin e kuq djegës dhe hudhrat e shtypura.

Ndërkohë tavën e baltës e kemi nxehur paraprakisht në furrë, hedhim në të fërgesën dhe e lemë derisa yndyra të dalë në sipërfaqe të tavës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?