Fërgesë me mëlçi, receta tradicionale e tavës së dheut nga zonja Albana

26 Korrik, 11:54| Përditesimi: 26 Korrik, 11:58

  • Share

Fërgesë me mëlçi

Përbërësit:

  • 500 gr mëlçi
  • 500 gr gjizë
  • 2 qepë
  • 2 hudhra
  • 1 lugë miell misri
  • 1 spec djegës
  • 2 domate
  • 250 ml ujë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim mëlçinë në copëza dhe e kaurdisim në tigan me vaj ulliri derisa të skuqet. E largojmë nga tigani dhe në atë yndyrë skuqim qepën e grirë, hudhrën dhe specin djegës. Pasi skuqet qepa shtojmë kripë, piper dhe miellin e misrit. Më pas shtojmë domatet e grira, ujin, gjizën dhe mëlçitë e skuqura. E lëmë të gatuhet pak minuta dhe më pas të gjithë masën e vendosim në tavë dheu dhe e pjekim për 40 minuta. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?