Fërgesë me patëllxhanë nga zonja Vjollca

7 Maj 2020, 10:23| Përditesimi: 7 Maj 2020, 11:00

  • Share

Fërgesë me patëllxhanë

Përbërësit:

800 gr patëllxhanë

250 gr qepë

1/2 kokë hudhër

200 gr mish i grirë

1 spec i kuq

1 spec pikant

1 filxhan kafe pure domate

500 gr domate

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Pak rigon

Majdanoz

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët dhe i presim në feta ose kubikë sipas dëshirës. I spërkasim me pak kripë dhe I lëmë për  10 minuta. I thajmë lagështirën me picetë. Vendosim njjë tigan më vaj për skuqje dhe I skuqim sat ë zverdhen pak. I largojmë dhe I lëmë mënjëanë mbi letër kuzhinë në pjatë.

Në një tigan të thellë vendosim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri , kaurdisim mishin, qepën derisa të zbutet, shtojmë specat të prera në shirita, hudhrat në feta, purenë e domates, domatet të qëruara nga lëkura, kripë dhe piper të zi.

E lëmë domaten të ziejë për 10 minuta duke shtuar një filxhan çaji ujë.

Në një tigan tjetër vendosim pak kimë, më pas patëllxhanët, pra alternojmë shtresat. I shtojmë përsëri një filxhan çaji ujë dhe e lëmë të ziejë dhe për 10 minuta në temperaturë të ulët. Në fund shtojmë pak rigon nëse dëshironi dhe 2 lugë gjelle majdanoz të grirë shumë imët.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?