Receta

Fërgese me speca dhe gjizë nga amvisa Edlira Naço

29 Janar, 11:12| Përditesimi: 29 Janar, 11:16

  • Share

Fërgesë me speca dhe gjizë

Përbërësit:

  • 200 gr gjizë
  • 3 speca jeshil
  • 2 speca të kuq
  • 2 domate
  • 2 hudhra
  • Vajë luledielli
  • Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tigan me pak vaj kaurdisim specat e kuq dhe specat jeshile. Më pas shtojmë hudhrat dhe domatet e grira dhe pasi i kemi përzierë mirë, rregullojmë shijen me kripë e piper. Në fund hedhim gjizën dhe e lëmë fërgesën të lidhet, sipas dëshirës mund t'a fusim dhe në furrë për pak minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?