Fërgesë me speca dhe gjizë nga zonja Albana

31 Mars 2022, 11:19
  • Share

Fërgesë me speca dhe gjizë

Përbërësit:

3 speca jeshil

200 gr gjizë

1 qepë

2 thelpi hudhër

1 lgj vaj ulliri

1 tufë majdanoz

½ gotë qumësht

1 vezë

1 lgj gjalpë

pak galetë

spec djegës, kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tigan hedhim qepën e grirë imët dhe 2 thelpi hudhër  dhe vajin e ullirit si dhe gjalpin, pasi e kemi kaurdisur pak qepën, shtojmë specat që I kemi prerë më parë, më pas shtoojmë gjizën bashkë me specin djegës, kripën piperin si dhe pak galetë I përziejmë dhe në fund shtojmë gjysëm gotë qumësht dhe I lëmë të ziejë, pak para se ta heqim shtojmë 1 tufë majdanoz të grirë imët. Dhe më pas është gati për servirje.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?