Fërgesë me speca dhe gjizë
Përbërësit:
- 300 gr speca
- 500 gr domate
- 200 gr gjizë
- 100 gr djathë i bardhë
- 5 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjalpë
- 1 lugë vaj
- 1 lugë miell misri
- 1 spec i kuq
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Pjekim specat në furrë ose i skuqim lehtë në tigan. Tek specat shtojmë gjizën e holluar me pak qumësht ose ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Shtojmë domatet dhe hudhrën e grirë dhe e lëmë derisa të përthithet lëngu i gjizës. Më pas shtojmë pak miell misri, thërrime djathi të bardhë dhe copëza gjalpi. E vendosim fërgesën sipas dëshirës në furrë për disa minuta ose e përfundojmë gatimin në tigan.
Komento
Komente
