Fërgesë me speca dhe gjizë
Përbërësit:
- 300 gr speca
- 500 gr domate
- 200 gr gjizë
- 100 gr djathë të bardhë
- 5 thelpinj hudhër
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj
- 1 lgj miell misri
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht pjekim specat në furrë ose i skuqim në tigan. Më pas shtojmë tek specat gjizën që e hollojmë me pak qumësht ose ujë. Rregullojmë shijen me erëza, shtojmë domatet dhe thelpinjtë e hudhrës. E lëmë derisa të përthithen lëngjet e gjizës dhe më pas shtojmë pak miell misri, thërrime djathi dhe copëza gjalpi. E vendosim fërgesën sipas dëshirës pak minuta në furrë ose e përfundojmë gatimin në tigan.
Komento