Fërgesë me speca, domate, djathë dhe vezë
Përbërësit:
- 4 speca
- 2 domate
- 5 vezë
- 3 lgj vaj ulliri
- 150 gr djathë i bardhë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan vendosim vaj ulliri, kaurdisim specat për pak minuta. Ndërkohë kalojmë domatet në rende dhe i shtojmë te vaji i ngrohtë. E lëmë gatesën 4 minuta që të krijojë gropat e vogla. Shtojmë vezët e rrahura dhe djathin e thërmuar. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e shoqërojmë me bukë të thekur.
Komento