Fërgesë me speca, hudhra të njoma dhe suxhuk nga zonja Albana

25 Tetor 2023, 12:05| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 12:06

  • Share

Fërgesë me speca, hudhra të njoma dhe suxhuk

Përbërësit:

  • 3 speca jeshil
  • 2 speca të kuq
  • 3 hudhra të njoma
  • 3 domate
  • 200 gr gjizë
  • 200 gr suxhuk FIX
  • 1 spec djegës
  • 1 lgj gjalpë
  • Vaj luledielli
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Në një tigan me vaj luledielli kaurdisim specat e kuq, pasi i kemi prerë mesatarisht. Shtojmë specat jeshil, suxhukun, hudhrat e njoma të prera me gjithë bishta dhe domatet e grira. I përziejmë mirë, rregullojmë shijen dhe më pas shtojmë gjizën. E lemë fërgesën të lidhet pak dhe në fund shtojmë gjalpë për shije dhe pak spec të kuq pluhur. E vendosim në tavë për pjekje në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?