Fërgesë tigani nga zonja Albana

3 Nëntor 2022, 14:00
  • Share

Fërgesë tigani me speca, djathë dhe qumësht

Përbërësit:

  • 6 speca
  • 3 domate
  • 100 gr djathë të bardhë
  • 4 lgj kos
  • 3 lgj qumësht
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim specat për pak minuta, më pas i largojmë specat nga tigani dhe kaurdisim domatet e prera në kubikë së bashku me djathin e bardhë të thërrmuar. Shtojmë më pas kosin dhe qumështin, e lemë masën të lidhet pak dhe në fund shtojmë specat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?