Fërgesë vere në furrë zonja Albana

4 Korrik 2022, 12:15| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 12:16

  • Share

Fërgesë vere në furrë

Përbërësit:

  • 2 domate
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec djegës
  • 80 gr djathë të bardhë
  • Vaj ulliri
  • Rigon i freskët
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht marrim domatet dhe I presim në formë rrethore, specat jeshil I presim në rrathë të hollë, djathin e presim në kubikë. Marrim një tavë balte në madhësi të vogël, e spërkasim me vaj ulliri, në të shtrojmë domatet e prera në rrethore, më pas specat dhe djathin.  I spërkasim me vaj ulliri, kripë, piper, rigon dhe sipër shtrojmë sërish domatet, specat, djathin, vaj, piper, rigon dhe e vendosim në furrë në 180 gradë Celsius. Masa duhet të qëndrojë në furrë për aq kohë sa djathi të marr një ngjyrë kafe të lehtë. Më pas e nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe është gati për servirje.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?