Fërgesë verore me speca e patëllxhanë
Përbërësit:
- 800 gr speca
- 2 patëllxhanë
- 3 kokrra domate
- 1 lgj pure domate
- 1 lk sheqer
- 2 qepë mesatare
- 2-3 thelpinj hudhër
- 200 gr djathë të bardhë
- 4-5 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz ose nenexhik
Përgatitja:
Kaurdisim fillimisht me vaj ulliri qepën dhe hudhrën të grirë imët. Pasi qepa të jetë bërë transparente shtojmë specat dhe patëllxhanët. I kaurdisim për 2-3 minuta, më pas shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël dhe purenë e domates. Vazhdojmë kaurdisjen, vendosim kapakun dhe i lemë përbërësit të marrin një valë. E rregullojmë në fund gatimin me kripë, pak sheqer dhe piper të zi dhe shtojmë erëzat dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Fikim sobën dhe e lemë gatimin për 10 minuta në zjarr me kapak të mbuluar dhe më pas mund t'a servirim.