Trajneri legjendar, Alex Ferguson

Ferguson del nga koma, mjekët optimistë për rikuperim të plotë

8 Maj 2018, 09:34| Përditesimi: 8 Maj 2018, 09:38

  • Share

Lajme të mira vijnë për gjendjen shëndetësore të trajnerit Sir Alex Ferguson. Alex Ferguson ka dalë nga gjendja e komas dhe ka dhënë sinjale të qarta përmirësimi.

Trajneri legjendar i Manchester United pas operacionit që iu nënshtrua pak ditë më parë pasi pësoi hemorragji cerebrale është zgjuar dhe madje ka komunikuar edhe me familjarët dhe miqtë e tij që i qëndrojnë pranë në spital.

Lajmin e bëjnë me dije mediat britanike dhe mjekët janë optimist për gjendjen e 76-vjeçarit. Rikuperimi i plotë i gjendjes shëndetësore të Alex Ferguson do të kërkojë një kohë të gjatë, por mjekët janë optimistë.

Alex Ferguson pësoi hemorragji cerebrale pak ditë më parë, por fatmirësisht gjendja e tij është përmirësuar. Mesazhet për një shërim të shpejtë të legjendës së trajningut erdhën nga të katër anët e botës.


(Spitali ku po kurohet trajneri legjendar, Alex Ferguson)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?