Suela Janina është ambasadorja e re e Shqipërisë në OKB. Presidenti Bajram Begaj firmosi lirimin nga detyra dhe emërimin e 5 ambasadorëve. Ferit Hoxha shkon si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Bashkimit Evropian dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.
Begaj mori propozimet e qeverisë nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani me të cilin thotë se ka pasur një diskutim për situatën në rajon dhe marrëveshjen e firmosur me Italinë për njohjen e pensioneve.
“Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj”, shkruan Begaj.
Të tjerë ambasadorë që morën detyrën, ishte Ermal Muça diplomat në Japoni dhe si rezident për Filipine, Indonezinë, Singaporin dhe Malajzinë. Ilirian Kuka në Hungari dhe Sami Shiba në Republikën Arabe të Egjiptit, duke mbajtur peshën e diplomatit shqiptar për Sirinë, Jordaninë, Palestinën, Libinë, Libanin dhe Sudanit.
Njoftimi i plotë
1. Lirohet, z. Ermal Muça nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.
2. Lirohet, z. Gjergj Teneqexhiu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit, dhe në Malajzi, jo rezident.
3. Lirohet, znj. Suela Janina nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.
4. Lirohet, z. Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jo rezident.
5. Lirohet, z. Eduard Sulo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident.
6. Emërohet z.Ilirian Kuka Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.
7. Emërohet z. Ermal Muça Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit dhe në Malajzi, jo rezident.
8. Emërohet z. Ferit Hoxha Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.
9. Emërohet znj. Suela Janina Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jo rezident.
10. Emërohet z. Sami Shiba Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident.