Kultura

'Ferma e Kafshëve' në Teatrin e Durrësit, regjisorja: Një mesazh për shqiptarët

19 Shtator 2021, 17:52| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 17:55

  • Share

Një gjeni në regji mund të cilësohet puna e Driada Dervishit, regjisores së shfaqjes "Ferma e kafshëve" e cila ka ndërthurur me shumë finesë zhanër të ndryshëm të teatrit, duke sjellë për fanatikët e tij një komedi satirike edhe përmes notave muzikore ku aktorë të mëdhenj të teatrit kombëtar sollën një shfaqje pas kaq shumë kohësh në teatrin e Durrësit.

"Është shfaqje shumë e mirë me tekst të fuqishëm dhe besoj se do ketë sukses", tha Bojken Lako.

Shfaqja që në festivalin Kokofest u nderua me çmimin për “Regjinë më të mirë” dhe “Aktorin më të mirë jo protagonist” pati premierën e saj para publikut durrsak mbrëmjen e së premtes.

"Unë kam punuar 4 vite në Durrës dhe është një nga skenat më të dashura të jetës sime. Shpresoj të dalë mirë dhe të dalë bukur Besoj se kemi bërë një shfaqje të bukur dhe besoj se do komunikojë goxha mirë me publikun e qytetit të Durrësit", tha Hervin Çuli.

Sipas regjisores Driada Dervishi, “Ferma e kafshëve” është konceptuar dhe përshtatur që t’i flasë publikut shqiptar dhe të përcjellë mesazhe të forta nga aktualiteti.

"Mendoj që 'Ferma e Kafshëve' është një shfaqje që mund të vihet kudo, i flet të gjitha kohërave dhe më shumë i flet shoqërisë shqiptare. Trajtimi im regjisorial është pikërisht i drejtuar për t'i folur publikut të sotëm", tha regjisorja Driada Dervishi.

Komedia satirike "Ferma e kafshëve" e shkrimtarit George Orëell u vu për herë të parë në skenë në amfiteatrin e liqenit të Tiranës, ndërkohë që në planet e ardhshme të Driada Dervishit dhe Hervin Çulit është një tur shfaqjesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?