Ferma e kanabisit në Berat, burg për 11 të arrestuarit! Nënë e bijë organizatore, 95 gra në hetim në gjendje të lirë

13 Nëntor 2022, 12:38| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 13:46

  • Share

1668329409_WATERMARKREPORTtv.00333725.Still010.jpg

11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Beratit dha sot masën e sigurisë për ta. 

Të arrestuarit janë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Mes organizatorëve janë dhe dy gratë që rekrutonin 95 punëtore, të cilat po hetohen në gjendje të lirë.

Mësohet se prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar vlerësimin "të ligjshëm" të arrestimit të 11 shtetasve dhe caktimin për ta të masën së sigurisë "arrest me burg", për veprat penale "Prodhim dhe Shitje të Lendēve Narkotike" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Gjyqtari Pëllumb Zaimi, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet avokatëve, e ka vlerësuar "të ligjshëm" arrestimin e 11 shtetasve të sipërpërmendur dhe ka caktuar për të gjithë masën e sigurisë "arrest me burg".


Lajmi kryesor:

Si u zbuluan serat me kanabis në Berat! Një punëtore telefonoi familjen: Kam frikë, jam sëmurë nga era e drogës! I afërmi polic nisi hetimet (VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?