Edmond Tarkaj shkarkohet nga posti i drejtorit të Policisë së Beratit, 10 ditë pasi në këtë qark u gjet sera me kanabis, ku ishin të punësuar dhjetëra gra nga veriu i vendit. Në vend të tij emërohet Kastriot Skënderi, deri më tani këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Skënderi, disa vite më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë së Tiranës. Ky është ndryshimi i parë në rarg drejtorësh në Policinë e Shtetit. Në vijim, me firmën e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku pritet të ketë ndryshime të tjera, në kuadër të riorganizimit që struktura do të ketë në të gjitha sektorët. Tarkaj u vu nën hetim bashkë me shefin e Komisariatit të Policisë Berat, Skrapar e Dimal pasi dyshohet se kanë kryer shkelje të rënda disiplinore duke fshehur veprimtarinë kriminale. Tarkaj pritet të emërohet në detyrë në një prej departamenteve të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Sera në fshatin Drenovicë të Beratit u zbulua gjatë një operacioni anti-drogë më 10 nëntor. Serat ishin të ndara në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis. Policia sekuestroi edhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi. Gratë që ishin marrë peng për të punuar në serë dhe u shoqëruan nga policia si dhe 9 burrat e arrestuar (8 rojet dhe Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira), u morën në pyetje nga policia. 11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli janë lënë në burg ndërsa 2 gratë organizatore Drita dhe Izmira Mema dhe 95 punëtoret e rekrutuara, po hetohen në gjendje të lirë.
‘Do vilnin ullinj’, si u morën ‘peng’ gratë për të punuar në fermën me kanabis
95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, nuk ishin punëtore të zakonshme. Ato thanë se ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj. Kur panë tjetër realitet, gratë u kërcënuan se do i vrisnin familjarët dhe në krye të tyre për t’i ruajtur ishin Drita dhe Izmira Mema, 2 gra organizatorë të rrjetit, të arrestuara nga policia. Gratë qëndronin ditë e natë në serën e shndërruar edhe në hotel dhe familjarë u thonin se do ktheheshin kur të mbaronin me mbledhjen e ullinjve. Me 5 mijë lekë pagesë ditore për punën me kanabisit, gratë e kërcënuara nga 16 në 65 vjeçe kishin zgjedhur të heshtnin. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në çantat e tyre u gjendën sasi të konsiderueshme parash.
Disa prej anëtarëve të grupit, kryesisht rojet, të kërcënuar ashtu si gratë, para familjarë justifikoheshin duke thënë se punonin në Mal të Zi si ustallarë në ndërtim. Ata u kapën në flagrancë në ditën e fundit të punës. Policia kishte informacion për aktivitetin kriminal prej një muaji, ndërsa sipas tyre, nuk ka indicie të përfshirjes së efektivëve blu në këtë aktivitet, ndërsa është ende në kërkim organizatorit që kultivonte lëndët narkotike, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.
Ku i gjejne keta mistra per drejtore… ky paske qene tipi i zorraxhiut qe nuk e ka nxjerre koken nga gaveta ndonjehere…ku i gjeni keto plehra injorante ..!!
PërgjigjuMet Rrumbullaku,ose sfera i sigurt qe do ti heqi ku jane gjith socialistet do gjej shkak kur Bledi Cuci ha miza,sdo tja dije.po te vijne per vota se te mamase do marin,svemi ne votime me keta plehra si Tutu qe eshte shpirti i inteligjences shpirti i profesionalizmit,ose qe familjen si dihet se ku e ka,i mbushen burgjet me njerez qe mos ti kete sala neper kembe,Fajin e kane plehrat si Edi Rama qe i duhet Sala dhe iliri se dhe ligjet per spiunat e ndryshoj ne favor te tyre
O tuti o pis i do te vene ty dhe familjen tende ,zorraxhi me keq se ty nuk ka ne shijak dhe diber,por latinato mer rrumbullaku i grupit ciftelia do ta Hiqte se eshte socialist , por ti. coj Elsen per te pasturar shtrpine e sales