'Fermerët dhe bujqit s'kanë përfituar nga paketat', kreu i Shoqatës së Agrobiznesit: Çmimi i bukës mund të rritet

16 Maj 2020, 13:11| Përditesimi: 16 Maj 2020, 16:14

  • Share

Agim Rrapaj, kreu i shoqatës së Agrobiznesit, në një intervistë për Report TV thotë se periudha e koronavirusit ka ndikuar shumë në këtë sektor, pasi korrespondon me mbjelljen në sera, në një kohë kur fermerët e kanë patur të vështirë të lëviznin. Gjithsesi ai tha se pavarësisht vështirësive disa sektorë nuk e kanë ndalur për asnjë ditë punën:

"Ka punuar blegtoria, e cila nuk ka ndalur asnjëherë veprimtarinë e tyre. Po kështu edhe agrobiznesi. Qumështi ka filluar të punojë me kapacitet të plotë, ndërsa puna ka vazhduar edhe te bimët mediciminale, të cilat janë në kulmin e tyre.

Agrotuzimi ka patur problemet më të mëdha se kanë qenë të mbyllura lokalet dhe restorantet.

E gjithë barra bie mbi fermerët, të cilët në fillim kishim shumë vështirësi, qoftë edhe për transportin. Janë fermerë të paaorganizuar. Po kështu edhe blegtorët, familjet e tyre kanë patur një problem të madh, sepse kecat dhe qingjat janë shitur në 30 përqind të kapacitetit,"-u shpreh fillimisht Rrapaj.

A ka përfituar sektori i bujqësisë nga paketat e ndihmës?

"I gjithë ky zinxhir nuk pa përfituar asgjë nga paketat. As nga e para as nga e dyta. Një pjesë mund të përfitojnë nga bujtinat, por të tjerët s'janë trajtuar me këto paketa. Shoqata Agrobiznesit ka hartuar një paketë për ndihmë. Është momenti të mendojmë për situatat e vështira. Bëhet fjalë për ushqimin e popullit.

Ne kemi bërë disa kërkesa konkrete. 1- të mos penalizohet puna e fermerëve, të cilët e kishin të vështirë të lëvizin. 2- Ka të bëjë me trajtimin e sektorit të minifinancës. Ne kërkuam që të trajtohet njëlloj, me garanci që ka dhënë BERZH. Ministrisë i janë hequr 500 mln lekë nga fondi, diçka e cila nuk i vjen në ndihmë,"-deklaroi Rrapaj.

Pavarësisht mbylljes së kufirit, pasi gruri vjen nga Rusia, Rrapaj siguroi se nuk do të ketë mungesë të tij. Por sipas Rrapajt, pas rritjes së çmimit të grurit mund të rritet edhe çmimi i nënprodukteve, siç është buka.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?