Sociale

Fermerët e Beratit, Lushnjës dhe Fierit në protestë kundër Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimin që iu bë prodhimit nga fara e skaduar ‘Ozgan’

19 Tetor 2021, 12:26| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 17:44

  • Share

Fermerët e ish/njësisë Administrative Kutalli në bashkinë e Urës-Vajgurore kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë, për diskriminimin që iu ka bërë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Protestës së zhvilluar në fshatin Samaticë i janë bashkuar edhe fermerët e qyteti të Fierit e Lushnjes. Fermerët janë mbledhur të gjithë bashkë, për të kërkuar dëmshpërblim nga qeveria për dëmtimin e prodhimit të sivjetshëm në ara, për shkak të farës së skaduar të domates "Ozgan" dhe për t’i kërkuar qeverisë mbështetje financiare, jo më shumë se çfarë ofron Rajoni për fermerët.

Përveç qyteteve të tjera në vend, fara e domates "Ozgan" shkaktoi dëme të mëdha tek fermerët e fshatrave:Samaticë,Kutalli,Drenovicë,Arrëz,Rerëz,Goriçan,Pobrat,Velmish,Poshnje,Hinkë dhe Urë e Kuçit në bashkinë Dimal në qarkun e Beratit.

Fermerët kërkojnë që qeveria t’i dëmshpërblejë për çdo ha tokë të dëmtuar nga fara e skaduar "Ozgan",që u ble prej tyre pas certifikimit që i bëri Ministria e Bujqësisë para hedhjes në treg. Fermerët i kërkojnë Ministrisë së Bujqësisë që ti mbështesë ata financiarisht, jo më shumë se ç’i mbështet rajoni fermerët e tyre sepse-siç shprehen vetë ata-premtimet ndër vite për subvensione dhe naftë falas nga qeveria nuk janë përfituar nga askush prej fermerëve të qarkut të Beratit.

Rreth 600 fermerë të Beratit, Fierit dhe Lushnjës janë dëmtuar këtë vit në kulturën e domates, si pasojë e farës së skaduar të llojit "Ozgan",që u përdor prej tyre në çdo tokë bujqësore e sera. I gjithë prodhimi i sivjetshmën i fermerëve nuk mundi të dali dot në treg, për shkak se u dëmtua e u kalb i gjithi 12-orë pas vjeljes dhe ky dëm i madh i ka çuar ata drejt falimentimit.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?