Kronikë

Fermerët e Elbasanit, prodhuesit e perimeve i hedhin ato në rrugë: S’arrijmë të shesim 

3 Shtator 2021, 16:44| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 17:04

  • Share

Fermerët e Jagodinës janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të perimeve, njohur si hambari i Elbasanit.

Nga serat nxjerrin prodhime të bollshme, si domate, speca, kunguj, por problem për ta mbetet çmimi i ulët. Sipas tyre, grumbulluesit e shumicës abuzojnë, pasi lejnë prodhimet bujqësore me çmime të lira dhe i nxjerrin në treg disa herë më shtrenjtë.

“Këto sera ka dy vjet. Jam kthyer nga integrimi. Kam paguar 28 milion lekë për këto sera. Kam 3 dyzim sera”, tregoi një fermer.

“Fitim nuk kemi. Ne jemi thjesht punëtorë. Fitimin e merr tregtari. Merr këtu e shko në Tiranë. Disa fermerë thonë se kemi marrë subvencione, por ne nuk kemi marrë. Ka shumë burokracira për subvencione, tha një fermer tjetër.

“Jemi detyruar se nuk kemi rrugë tjetër. Nuk kemi fitim të madh”, tregoi 

“Prodhimet tona po nuk shkuan në eksport nuk shkon fare”, u shpreh një tjetër.

“Jek e jek kemi dalë. Vetëm me ble fara e barishte”, përfundoi një fermer.

Fermerët e Jagodinës kërkojnë subvencione nga qeveria pasi kanë investuar në ngritjen e serave gjithashtu kërkojnë që të funksionojë si rregullator dhe ndalet abuzimi i tregtarëve me çmimet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?