Sociale

Fermerët e fshatit Drenovicë në protestë: S’kemi ujë për vaditje, po falimentojmë

27 Maj 2021, 10:15| Përditesimi: 27 Maj 2021, 10:17

  • Share

Mungesa e ujit për vaditjen e të mbjellave, ka ngritur në protestë banorët e fshatit Drenovicë në bashkinë Dimal. Sipas tyre uji nuk lëshohet në kanalet pranë serave të tyre, pasi disa fermerë nuk kanë paguar taksat e tokës. Fermerët bëjnë thirrje që të merren masa, teksa  po falimentojnë.

Me mijëra ton perime po ju thahen nëpër sera. Mungesa e ujit për vaditje është kthyer në një shqetësim për fermerët e Drenovicës në bashkinë Dimal në qarkun e Beratit. Sipas tyre uji nuk lëshohet në kanalet pranë tokave të tyre, pasi disa fermerë nuk kanë paguar detyrimet e tokave.

Në shenjë indinjimi ata janë ngritur në protestë. Ndërsa kërkojnë që të merren masa dhe mos të ndëshkohen për faj të të tjerëve, pasi po falimentojnë.

Në zonën e Drenovicës janë rreth 30 fermerë që merren me kultivimin e perimeve si domate, trangujve dhe specave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?