Fermerët e Maliqit dyfishojnë çmimin e fasules: Këtë vit nuk morëm prodhim për shkak të motit të nxehtë! Shitet me shumicë 600 lek për kg

18 Tetor, 15:01| Përditesimi: 18 Tetor, 15:36

  • Share

Temperaturat përvëluese të verës kanë lënë pasoja në sektorin e bujqësisë. Fermeret e fshatrave Pojan dhe Kreshpanj në Maliq, të njohura për kultivimin e faasuleve shprehen për Report tv se në periudhën e lulëzimit të bimës temperaturat ishin 40 gradë ndaj lulet u dogjën nga dielli. Në këto kushte rendimenti këtë sezon përllogaritet në 20 për qind. Nga 100-150 kg per dynym që kanë marrë vitet e tjera, sivjet u prodhua vetëm 15-25 kg për dynym.

Rënia e prodhimit të fasules në fushat e Maliqit ka sjelle menjeherë dyfishimin e çmimit. Aktualisht fermerët e Maliqit po e shesin me shumicë 600 lekë për kg ndërsa vjet ishte gjysma e këtij çmimi.

“Rendiment nuk ka fare. As faren nuk e nxjerrim dot këtë vit”, tha një fermer.

Edhe pse kanë dyfishuar çmimin, fermerët thanë se nuk presin fitime por synojnë të mbulojnë shpenzimet duke llogaritur vlerën e farës, punimin e tokës, agregatet dhe plehrat kimikë.

“Çmimi i fasules ka shkuar 6 mijë lek.kg por unë me 10 mijë ta shes sërish s’kam fitim. Sepse duhet të merrja 1 kuintal për dynym, por në fakt kam marrë 30 kg. Ndihmë nga shteti s’kemi, po degradon bujqësia”, thanë të tjere fermerë për Report TV.

Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Maliq kontaktaur me telefon bën të ditur se në gjithë fushën e Maliqit janë kultivuar 320 hektarë fasule, kryesisht varieteti i bardhë por dhe fasule pllaqi.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/10/2024 23:49

    Si nuk mbeten nje here pa u ankuar keta korcaret,qe jo vetem me duket se ankohen me shume se kushdo,por sikur jane te vetmit qe ankohen! Sot moti i nxehte,dje moti i keq,i ftohte,o i lagesht,pardje bresheri,paspardje,mungesa e tregut,apo magazinimit,apo fara e keqe,me tej hilet e tregetareve dhe rivalitetit nga importet dhe sigurisht nuk mungon asnjehere mungesa e subvencioneve e braktisja nga shteti!!! Si nuk thate nje here te vetme qe jemi te kenaqur!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?