Në fshatin Suk 2 të Roskovecit, fermerët po detyrohen të hedhin tonelata të tëra me kastraveca, pasi prodhimi nuk po gjen treg as brenda vendit dhe as jashtë tij. Sipas tyre, tregu eshte bllokuar pasi Kroacia e Sllovenia kanë kthyer mbrapsht perimet shqiptare për shkak të sasisë së lartë të pesticideve.
***
Roskovec - Aldomen Kocaqi është një ndër fermerët më të mëdhenj në fshatin Suk 2 të Roskovecit, i cili tregon se ka hedhur deri tani mbi 30 ton kastravecë të kalbur, pasi nuk gjen treg për shitje. Humbja financiare përllogaritet në 8 mijë euro.
“Kam kultivuar serat për 18 vite në Greqi dhe ndihma e shtetit fqinj nuk më ka munguar kurrë, ndërsa këtu në vendin tim po falimentoj,” thotë Kocaqi.
Përpos tij, ka dhe shumë fermerë të tjerë që nuk gjejnë treg, ndërsa shprehen se situata është përkeqësuar pas bllokimit të prodhimeve shqiptare në Kroaci për shkak të pesticideve mbi normën e lejuar.
“S’kemi pse ta vuajmë të gjithë për fajin e dy-tre vetave që kanë prishur imazhin e prodhimeve tona. Shteti duhet të reagojë,” shtojnë kultivuesit.
Përballë humbjeve të mëdha, fermerët e Suk 2 ndihen të pasigurt për të ardhmen. Ata thonë se nuk e dinë nëse duhet të mbjellin sërish kastravecë, një kulturë që ndër vite ka qenë ndër më fitimprurëset për zonën.
Komente

Pse mbollet pa siguruar me pare kontraten e tregut? Tani t'ju gjeje zgjidhje per trangujt Zegjineja qe e votuat.
PërgjigjuFutini ne kavanoz bejini turshi per turizem more
PërgjigjuA nuk ishit ju qe i votuat ne mase? E meritoni. Dhe pa uji tju lene. Uroj ta bejn kete. Ju ne fier edhe gomar tju vene me PS prap do e votoni
PërgjigjuKryevepër, çike ron mu nkoke, Marsela, bravo te qoft, shtet me hajdut e propaganda boshe nuk kisha par asnjiherë, turp Harxhojnë miliona për të mysh garderobat dhe nuk ja një farë për asnji..... kafshë ....