Ekonomi

Fermerët e Roskovecit: Nuk kemi treg për vajin e ullirit! Mbiprodhimi, këtë vit vaji i ullirit shitet me 500 lekë/litër

13 Nëntor 2021, 22:53| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 09:23

  • Share

Mbiprodhimi i ullinjve ka bërë që një sasi e madhe vajit të mbetet pa u shitur.Janë fermerët e Roskovecit ata që ankohen se kanë sasi të mëdha vaj ulliri të pa shitur që nga viti i kaluar. Aktualisht ka nisur prodhimi i vajit të ri, por të pashpresë për të gjetur treg.

"Vjet në këtë fabrikë (sepse në Kurjan janë 3-4 fabrika) janë bërë 15 mijë kuintal ullinj dhe pjesa dërrmuese e fermerëve e ka vajin në shtëpi. Sivjet punohet, dhe sërish vajin në shtëpi e marrim, sepse s'ka kompani private të interesuara për ta blerë, ndaj duhet të ketë një shtysë nga shteti, të funksionojë si rregullator", tha një prej fermerëve.

Report tv ndoqi nga afër procesin e përpunimit në një fabrikë të vajit të ullirit në Kurjan, e cila përpunon rreth 50 kuintal ullinj në orë. Fermerët tregojnë se nga 20 kuintal ullinj, ata marrin mesatarisht 4 kuintal vaj, të cilin e transportojnë në shtëpi, pasi kompanitë nuk janë të interesuara për produktin e tyre. Në mungesë të një tregu të formalizuar, ata e shesin vajin e ullirit në mënyrë informale për 500 deri në 600 lek për litër.

"Prodhimi është i mbarë, dhe ullirin e kemi me cilësi të lartë. Ne duam shitje se sjellim ullinjtë dhe duam të marrim paratë. Unë kam 5 dynym marr 3 në kuintal vaj. Unë dua paratë që të investoj prapë se 1.5 kunital i kam nga vjet, të pa shitur edhe këtë vit 3 kuintal dhe skam ku ta çoj!Duhet të dalë ndonjë tregtar shumice që ta marrin vajin direkt këtu. Por në mungesë të shitjes me shumicë, përpiqem ta shes vetë në rrugë para shtëpisë me 500 lek/ kg", tregon një tjetër prodhues i ullinjve.

Por ka nga ata që zgjedhin ta shesin direkt në fabrikën e përpunimit për njëçmim më të lirë. Fermerët e Roskovecit pretendojnë se prodhimi i tyre është "vaj ulliri ekstra i virgjër" por tregun e dominon vaji i importit.

"Kuintalin e shesim me 500 lek/ kg e shesim. Nga importi nuk vjen vaj me cilësi të lartë, ndërsa unë këtu e kam bio, i hedh vetëm pleh dhe jo plehra kimike (ure).Po me 400-500 lek/kg e shes varet si të dalë tregu, këtu çdo gjë është bio, ata nga importi nuk e sjellin të pastër se i bëjnë përzierje", tha një tjetër fermer.

E njëjta situata ishte edhe vitin e kaluar, ku për shkak të mbiprodhimit një sasi e madhe e vajit ulliri mbeti stok. Nga ana tjetër, shteti nuk ka asnjë skemë mbështetëse për eksportuesit që t’i nxisin për gjetjen e tregjeve të reja.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trungu: 14/11/2021 05:01

    O te uruar, po vaji po ndenji me teoer se nje vit skadon dhe kthehet me perqindje aciditeti te larte e me pas nuk ben per asgje

    Përgjigju
    • Ale: 14/11/2021 07:43

      Pershendetje,vaji nuk eshte mjalte ne Shqiperi ka aciditet te larte dhe me shume se nje vit humb vlerat dhe nuk eshte me ushqyes faleminderit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?