Sociale
Drejt Punës

‘Fermerët e rrugës’ 12 orë në vapë pa asnjë fitim: S’ka blerës, mezi ushqehemi! Shalqi e pjepër mbeten pa shitur në Dimal

27 Korrik, 16:55| Përditesimi: 27 Korrik, 17:07

  • Share

Prej më shumë se 30 vitesh, dhjetëra fermerë nga fshatrat Sheqë, Gajdë, Polizhan, Malasgropë, Syzezë, Polizhan dhe Poshnje shesin prodhimet e tyre në rrugë, përgjatë aksit nacional Dimal–Lushnje.

Qëndrojnë 12 orë në ditë në vapë për të shitur prodhimet e tyre, por nuk arrijnë të nxjerrin as shpenzimet që kanë bërë për t’i mbjellë.

“Çmimet janë të ulëta, blerës nuk ka. Mezi ushqehemi. Nga shteti? Asnjë ndihmë!” – shprehen fermerët.

Aktualisht në zonë shitet shalqi dhe pjepër, prodhim i freskët, këputur çdo mëngjes nga arat. Por fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm dhe makinat nuk ndalojnë më...

“Torturohemi çdo ditë në rrugë, në vapë e në shi, vetëm për një bukë. Kjo është jeta jonë”, – thotë një tjetër fermer.

Në mungesë të një tregu agro-ushqimor, fermerët detyrohen të shesin në anë të rrugës edhe në Berat. Këto janë pamjet e xhiruara nga Report TV ne lagjen “Clirim”. Premtime për subvencione ka pasur shumë, thane fermerët por asgjë nuk ka mbërritur tek ta.

“Tokat janë lënë djerrë, njerëzit janë larguar nga fshati. Pesticidet janë të shtrenjta dhe me cilësi të dobët. Po na shuhet bujqësia,” – thonë ata.

Të harruar nga institucionet, fermerët e rrugës janë sot simbol i mbijetesës, në një vend që nuk prodhon më për veten….

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 27/07/2025 18:13

    Skeni par që akoma EKA then iadhi

    Përgjigju
  • Shkodrani: 27/07/2025 17:06

    Çmimin pse nuk e thonë? Nuk shitet kilogrami atje në rrugë njësoj si në mes të qytetit. Ka logjikë ekonomike! Nqs. në mes të Tiranës një kg. shalqi kushton 30 lek, atje në rrugë duhet të shitet max. 15 lek, që unë të ndalem e të blej 15 shalqini mesatarisht 5 kg. secili. ose një xhiro e vogël të paktën 1000 lek. Ky është biznesi! C'leverdi kam unë që të ndalem atje në mes të vapës nqs. çmimi është i njëjtë me merkaton poshtë shtëpisë. E blej padite për fresk, një çdo ditë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?