Fermerët e Zadrimës sigurojnë jetesën me gjela deti prej 20 vitesh! Këtë vit janë mbarështuar më pak

19 Dhjetor 2020, 18:47| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 19:04

  • Share

Gjon Zefi ka 20 vite që merret me mbarështimin e gjelave të detit. Siç shprehet, janë më me leverdi se puna në bujqësi, andaj sot numëron 1500 copë.

"Ka 20 vjet që merrem me rritjen e gjelave të detit. Është më mirë se në bujqësi" - thotë Zefi.

Fermeri 70-vjeçar tregon se mbajtja e këtyre shpendëve ka mund e sakrifice, por arrijnë të sigurojnë jetesën.

Falë klimës së butë dhe relievit fushor, shumë fermerë në fshatrat e Zadrimës e kanë mbështetur ekonominë familjare tek rritja e gjelave të detit.

Çmimi i shitjes mbetet i njëjtë me vitin e kaluar, një gjel deti në Zadrimë varion 600 deri në 700 lek për kilogram.

"E shesim herë me 650 lekë e herë me 700. Nuk shkon më tepër" - thotë një banor.

"Kanë shpenzime dhe preokupime. Nëse nuk jep bonus qeveria këto kanë shpenzime. Këto hanë njësoj si derri" - tha një tjetër banor.

Këtë vit janë mbarështuar më pak gjela deti në zonën e Zadrimes krahasuar me 2019, për shkak të izolimit të tejzgjatur nga pandemia. Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e tregut.

Fermerët e Zadrimës janë të detyruar të vendosen në dy anët e rrugës nacionale Lezhë-Shkodër në kërkim të blerësve gjatë sezonit të festave.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?