Sociale

Fermerët kundër urdhrit të Ramës për zhvendosjen nga autostrada: Janë tenda sezonale, të vendosura në tokat tona

31 Korrik, 16:04| Përditesimi: 31 Korrik, 16:11

  • Share

Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë.

Sipas urdhrit, çdo strukturë duhet të qëndrojë të paktën 20 metra larg rrugës por ata thane se i kane tendat 15 metra nga autostrada dhe i kanë vendosur në tokat e tyre.

“Ne i kemi ndërtuar 15 metra larg, janë tenda sezonale në tokat tona”, tha një banorë.

 Fermerët thonë se punojnë me NIPT dhe u shesin produktet bujqësore tregtarëve që vijnë nga jugu.

“Me këtë punë mbajmë familjet”, thane ata.

Ata po përballen me mungesë rrugësh dytësore ndërsa nuk janë shpronësuar për tokat e zëna nga ndërtimi i autostradës.

“Tokat na i morën për rrugën, s’na dhanë asgjë, s’na lanë as rrugë anësore.”

Edhe për qytetarët vendimi është i pajustifikuar.

“Në Greqi fermerët shesin lirshëm përgjatë rrugëve nacionale. Pse ndalohet këtu?”

Reagimi i fermerëve erdhi pasi inspektorët e IKMT-së i njoftuan paraditen e sotme që të largojnë tendat në distancën 20 metra nga rruga.

Pas datës 31 korrik, Rama ka paralajmëruar gjoba dhe ndjekje penale. Përjashtim do të bëhet vetëm për bizneset me leje ndërtimi, për të cilët do të ketë një riorganizim të hapësirës.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/08/2025 03:02

    Eshte per te miren tuaj.5 m me tutje nuk bejne shume diference.Pastaj mendoni pak sikur ndonje nga ata shoferet e cmendur qe fluturojne me makina ne rruge te humbe kontrollin e te perfundoje rrota perpjete direkt e tek ju e te marre perpara cdo gje qe eshte perpara,produktet tuaja e juve bashke.Ana tjeter pozitive eshte qe ju mundeson me shume parkim per kliente e me shume shitje,sepse kur te shohin udhetaret tezga fshataresh e me shume makina te parkuara afer mund dhe te ndalojne se do te mendojne se keni cmime te arsyeshme.Nje kompromis ndoshta mund te arrini me bashkite perkatese qe largimi 20 m me tutje te kompensohet me lejimin e pankartave,reklamave,qe njoftojne qe aty afer eshte treg ambulant fermeresh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?