Ka nisur këtë të hënë shpërndarja e naftës falas për fermerët që aplikuan pranë Drejtorisë së Bujqësisë një muaj më parë.
Ata që aplikuan të parët për skemën e subvecionit të naftës po tërheqin kartat.
Fermerët thanë se sasia e naftës është më e ulët se një vit më parë, për të njëjtën sipërfaqe toke.
“Sezonin e kaluar morëm më shumë. Kësaj radhe për shkak të fushatës kartat dolën shpejt, por ka më pak litra. Vjet mora 360 litra, sivjet përgjysmë”.
“Përfituam karburant, të kënaqur jemi, por sasia nuk është e njëjtë është ulur shumë, por ne na vjen në ndihmë. 140 litra mora unë për dy hektarë. Aplikova dhe përfitova, kartën e kam në xhep”.
“Shumë mirë, kam 24 dynym tokë dhe mora 186 litra naftë”.
Në këtë fazë të parë shpërndahet nafta falas për fermeret që kultivojnë perime dhe në total janë 1540 përfitues që po marrin kartat pranë Agjensicë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Lushnje.
Nafte falas marin vetem lepiresit dhe te afermit e qeveritareve dhe ashtu ka qene dhe ne kohen kur e kishin ata k..... e tjere , asnje nuk punon per popullin jane vetem hajduta dhe mashtrusa
Përgjigju