Fermerët në protestë, bllokojnë rrugën Berat-Lushnje, derdhin domatet e kastravecët në rrugë: Stop abuzimit me çmimet!

13 Maj, 16:00| Përditesimi: 13 Maj, 16:14

  • Share

 

Me thirrjet “Stop masakrimit të fermerëve!” dhe “Stop abuzimit me çmimet!”, dhjetera fermerë të Dimalit, Beratit Lushnjes dhe Fierit protestuan këtë të hënë kundër Ministrisë së Bujqësisë.  Në shenje revolte hodhen produktet bujqësore dhe mbajtën për disa minuta të bllokuar aksin nacional Berat-Lushnje, në vendin e quajtur “Ura e Kuçit”.  Protesta është zhvilluar e tensionuar mes fermererëve dhe efektivëve të policisë që ishin aty për të mbajtur të hapur aksin nacional.

 

Fermeret që kultivojnë kastraveca, domate dhe perime të tjera në sera thanë se po falimentojnë pasi pikat e grumbullimit dhe tregtarët fiktojnë çmimet ndërsa shteti nuk ushtron kontrolle. Sipas tyre, tregtarët dhe grumbulluesit I marrin produketet e tyre me çmime të ulta dhe pa faturë tatimore.  Atha thanë njëzëri se po shkojnë në faliment, ndaj i bëjnë thirrje Ministrisë së Bujqëisë të luajë rolin e rregullatorit në treg.  Fermerët e Dimalit, Beratit, Lushnjes e Fierit janë prodhuesit më të medhenj të perimeve në sera në shkallë vendi. Ata thanë se nëse nuk merren masa protesta do të përshkallëzohet në Tiranë, para Kryeministrisë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?