Prej kohësh fermerët në të gjithë vendin kanë protestuar kundër skemave të reja të subvencionimit ku shteti ka ndryshuar dyshemenë për përfitimin e tyre duke rritur numrin e krerëve për lopë dhe dele. Kreu i shoqatës së fermerëve, Ervin Resuli, në një intervistë për Report TV, tha se fermerët dhe blegtorët 'u prenë në besë" nga ministrja e bujqësisë pasi në një takim që ata zhvilluan në tetor u dakordësuan për të tjera gjëra, ndërsa në VM që doli nuk ishte asnjë pikë nga ata që kishin rënë dakord.
" Në fakt duke marrë në konsideratë të gjithë problematikat në aspektin ekonomik të fermerëve ata gjenden në vështirësi për të prodhuar dhe punuar tokat e tyre apo të merren me kafshët e tyre. Hallet e bujqërisë janë të shtrira në kohë në 30 vite e fundit për çmimet e larta që përballen fermerët dhe blegtorët. në tetor patëm një takim me ministren e bujqësisë dhe paraqitëm kërkesat tona ku morëm në shembur Kosovën dhe u ra dakord, por kur doli VKM-ja nuk ishte paraqitu asnjë nga kërkesat tona, madje edhe kërkesën për 10 lekë për litër, në VKM ishte pranuar kjo por ishin ngritur dyshemeja ku përfitojnë 10 krerë për lopë", tha Resuli.
Ai shtoi se me skemën aktuale janë përjashtuar nga subvencionet që jep shteti 60 % e fermerëve dhe nëse kjo nuk ndryshon atëherë ata do të braktisin fshatin dhe punimin e tokave.
"Kjo jo vetëm që nuk ka pambushur me atë që ishte rënë dakord me ministren, por ka përjashtuar 60 % të fermerëve pasi kanë në nën 10 krerë lopë dhe nën 100 krerë dele. Skemat e viteve e të shkuara kanë qenë 2-5 dylym e sipër të serave që mbështeten nga shteti ndërsa sot 1 hektarë që do të thotë të jesh biznes investitor dhe jo një fermer i thjshtë, një fermer nuk i mbjell dot hektar sera. Ne ishim dakord edhe me 5 krerë lope,por surpriza ka qenë se dyshemeja është rritur dhe ka shkuar mbi 10 krerë, ndërsa të imtat nga 100 e sipër, ndërkohë që duhet të jetë 50 krerë e sipër", tha ai.
Sot fermerët e Përmetit protestuan pikërisht për rritjen e subvencioneve nga shteti në një kohë kur çmimet e naftës dhe imputeve bujqësore po e bëjnë të pamundur punimin e tokën dhe mbajtjen e bagëtisë. Një ditë më parë edhe fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit kërkuan po të njëjtën gjë.