Fermerët në protestë me traktorë, derdhin qumështin në autostradën Lushnje- Fier: Na e blejnë lirë, dalim me humbje! Stop monopolit

8 Prill, 12:30| Përditesimi: 8 Prill, 17:07

  • Share

LUSHNJE- Me dhjetëra blegtorë udhëtuan me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri, Lushnja dhe u mblodhën në protestë tek rrethrotullimi i Savrës në autostradën Lushnje- Fier.

Në shenjë demonstrative blegtorët kanë derdhur një tanker me qumësht të freskët në rrugë.

Protestuesit shprehen se qumështi shitet me çmim tejet të lirë, pasi grumbulluesit dhe fabrikat e përpunimit të bulmetit kanë fiksuar çmimin 50 lek për litër.

“Ne jemi brezi i dytë që duam të zhvillojmë dhe rrisim fermat por nuk po shesim. Qeveria thotë se kanë vizituar 10 milionë turistë Shqipërinë, por mos vallë këta marrin bukën me vete’ tha një fermer. 

Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të ulen në bisedime përndryshe do të intensifikohen protestat.

Por Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj iu përgjigj në mënyrë indirekte protestuesve teksa shkruan në rrjetet sociale se “formalizimi përmes kontratave në marrëdhënien blegtor-pikë grumbullimi është rruga e vetme për të garantuar një treg të sigurt dhe me çmime të balancuara”

 Ndërsa blegorët gjatë protestës theksuan se institucionet po mbrojnë industrinë e përpunimit në kurriz të blegtorëve. Përpos Ministrisë së Bujqësisë ata protestojnë dhe kundër Autoritetit të Konkurencës, Drejtorisë së Tatimeve dhe Agjencisë kombëtare të Ushqimit që lejojnë fiksimin e çmimit në treg.

Ora 12:53
Protesta e fermerëve në Lushnje, s'kanë mbështetje, mbulojnë autostradën me qumësht (VIDEO)

 

 

Fermerët thonë se çmimi i qumështit nuk i favorizon për tu zhvilluar dhe në shenjë proteste një bot derdhi qumështin në autostradë.

'Ja ku shkoi gjaku i fermereve' thotë një protestues. 

Policia ka lejuar makinat të lëvizin edhe pse mes qumështit, ndërkohë një fermer dëgjohet duke thënë: Është turp të lini makinat të kalojnë mes qumështit'

 

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 09/04/2024 07:04

    Ne Padova,"Granarolo"ne Shishe plastike nje l'iter ,1.82 euro ,nje l'iter ne kuri kartoni 1.10 dhe 1.20.supermarkati "Despar",rruga PP vergerio.

    Përgjigju
  • Iris: 09/04/2024 00:27

    Tek ne,qumeshti i lopes i zakonshmi eshte 2 e ca $ 1/2 e galonit deri 4 e ca $galoni,organiku eshte pak me i shtrenjte,por asnje nuk e kalon 5-6.99 $/galoni.Si mendoni se vertet kane derdhur ne autostrade 100 % qumesht keta qe u dridhet dora t'a shesin lire?? Ve bast qe 3/4 eshte uje e pjesa tjeter eshte qumesht.

    Përgjigju
    • Or tej: 09/04/2024 06:48

      Po ashtu e shesin ata te holluar me uje or teeeejjjjj

  • Bella: 08/04/2024 23:44

    Po pse nuk dilni t’ja jepni atyre qe nuk kane po e derdhni. Duket sa u dhimbset puna

    Përgjigju
  • goni: 08/04/2024 22:09

    ketw tw shohe ministeja e bujqesise...dhe te lidhe kontrata me jashte per shitjen e mishit...

    Përgjigju
  • EXP RENTAL CARS: 08/04/2024 21:56

    qumeshti ka shku 200 lek bidoni o te pa ngopur mor derra te ndyre ju zente haku bereqetit qe zoti ta jep dhe e shperdoron po ka familje qe nuk e blejne dot nje bidon qumeshti.

    Përgjigju
  • Matrix: 08/04/2024 16:56

    O te pangopur 50,2 cent blihet ne alto adige itali qe esht nga zonat me te pasura te evropes

    Përgjigju
  • asolingo: 08/04/2024 13:22

    Turp eshte per ju qe e derdhni qumeshtin o te pa ngopur u ka verbuar syte vetem paraja se qumeshti ne Shqiperi eshte i shtrenjte ne krahasim me shume shtete europiane.Behuni te ndergjegjshem dhe te fitoni aq sa duhet jo me mentaliteten te behemi te pasur brenda 24oreve.

    Përgjigju
  • Tirana: 08/04/2024 13:15

    Ju vraft zoti . Qumshti kerkohet si ari ne keto koh e ju e derdhni . Edhe hora dhe mendjemedhej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?