Ambiciet e tij kanë shkuar përtej fitimeve financiare. Kujtim Plangaj nga fshati Boks në Shkodër, ka spikatur në mesin e shumë fermerëve me risitë që sjell.
Traditën shekullore të kultivimit të qepëve të Drishtit e ruan prej 33 vitesh dhe kërkon që të futet në librin Guiness me një varg 110 metra të gjatë.
“Vitin e kaluar bëra një varg me qepë 10.5 metra të gjatë dhe e pëlqyen shumë njerëz. Tani dua të thyej një rekord edhe për nder të kësaj ure shekullore siç është Ura e Mesit. Do bëj një varg 110 metra të gjatë. Ju bëj thirrje shtetit për një donator që më përkrahin mendimin sepse ka një lodhje dhe sakrificë të madhe realizimi i vargut”, shprehet fermeri.
Rrjetet sociale i ka përdorur në dobi të punës. Vitet e fundit nuk i është dashur të dalë në treg pasi për çdo shitje procedon online.
“2 vitet e fundit ka pasur ecuri pozitive nga ana e tregut. Çmimi ka arritur në nivelin e duhur. Qepën tonë e marrin se ka shije. Nëse e shet 100 lekë kg kalon një jetë normale”, thotë mes të tjerash.
Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.
Ky do me thy rekord vet e duke e ndihmu shteti apo te tjere. Eshte njilloj si me thene do behem miliarder,kerkoj ndihme nga shteti apo donatore
PërgjigjuKanpjon Bote jam un Rexhep Leka që kam ther 100 derra brënda 8 orve.
Përgjigju