Fermerja Rigerta Loku e para në listën e Lezhës: Jam optimiste që do futem në parlament! Kam lënë Romën për Mirditën dhe s’do e braktis as po u bëra deputete

11 Mars 2021, 19:19| Përditesimi: 11 Mars 2021, 19:51

  • Share

Fermerja Rigerta Loku e cila ka përfunduar universitetin në “La Sapienza” por e la Romën për të ngritur fermën e saj në Mirditë, është kandidatja e parë për deputete në listën e partisë “Nisma Thurje” për qarkun e Lezhës.

Në një intervistë për Report Tv ajo ka deklaruar se në listën e kandidatëve të “Thurjes” janë përfshirë të rinj, të cilët sipas saj janë e vetmja alternativë për të sjellë metodologji të reja dhe ndryshimin. Një mesazh ajo ka pasur për mirditorët, banorët e zonës që përfaqëson, duke thënë se në listat e partive të mëdha sipas saj nuk ka asnjë kandidat që jeton në Mirditë por e vetmja është ajo.

“Jemi përpjekur të kem dhe një përfaqësi në Lezhë. Dua që çdo zonë të jetë e përfaqësuar në listë. Dua tju tërheq vëmendje mirditorëve të mi në lidhje me përbërjen  e listave të partive të mëdha. As PD, PS LSi ska një mirditor në listë që banon në këtë zonë. Edhe Mirdita duhet të kishte deputetin e saj në zonë sepse çdo zonë e qarkut duhet të ketë një përfaqësues në parlament ose të ketë mundësinë për të zgjedhur një përfaqësues që banon në atë zonë. Lista ime ka njerëz të thjeshtë të papaërfshirë asnjë ditë në politikën shqiptare. Asnjë nga emrat e partive të mëdha nuk banojnë në Mirditë, sjellin profesor markun dhe lindita nikollën me pretekstin se janë mirditorë por sbanojnë në mirditë. Mua smë përfaqëson një person që nuk merr shërbimet aty ku i marr unë. Asnjë sbanon në Mirditë.  Do ishte shumë më e thjeshtë të garoja me një parti të vjetër por smund ta bëjë. Se nëse duam të ndërtojmë diçka të re është ta bëjmë me njerëzs të rinj”, tha ajo.

Ndonëse në pamje të parë mund të duket e vështirë përballja e saj me kandidatë të partive të mëdha, Loku theksoi se është optimiste dhe se qytetarët e Mirditës do ti japin atë që meriton duke e çuar në parlament. Kandidimin si deputete Loku tha se ka ndjerë si detyrim moral dhe shpirtëror që të bëjë të pamundurën për të qenë zëri i atyre që do ta zgjedhin.

“PS 5 mandate, PD 5 mandate, LSI 2. Po të pyes partitë e mëdha unë skam hapësirë të dal as te ura e milotit, por mendoj se do të marr riskun tim. Kam 10 vite që jetoj me këta njerëz dhe mendoj se do më çojnë në atë parlament. Pushtetin që na jep populli tja japim atij. Unë do ngre zërin sa herë të jetë e nevojshme për komunitetin e vet. Në parlament do futemi kjo është dorë të elektoratit. Ne i drejtohemi të gjithëve por janë këta njerëz që e kanë parë se ky vend nuk po shkon në drejtimin e duhur. Sbëhet ky vend me të njëjtët njerëz. Duam njerëz të rinj dhe duhet kuptuar. Është po aq e rëndësishme që të dal deputete. Unë e kam ndjerë si detyrim moral shpirtëror që të bëj të pamundurën për të qenë zëri i atyre që do të më zgjedhin. Do bëj maksimunin që të më zgjedhin. Jam optimiste që do jem përfaqësuese në parlament”, shtoi kandidatja.

Teksa u pyet nëse do ta braktisë Mirditën nëse zgjidhet deputete, ajo tha se nuk mendon ta lërë asnjëherë për asnjë vend tjetër, përderisa ka lënë Romën për t’u kthyer në vendlindje.

“Jam malore 100%, në mënyrë më apsolute smendoj ta lë Mirditën për asnjë vend tjetër. Kam lënë Romën për Mirditën dhe se lë për asnjëlloj vendbanimi. Për ata që shkruajnë se ku do ti lë dhitë e mia do ti lë atje ku kanë qenë. Puna çfarëdo qoftë ajo është nder dhe për mbretin”, përmbylli Loku.

30 shtator 2017 ishte dita kur u ngjit për herë të parë në foltoren e Kuvendit, në një fjalim shumë të sinqertë siç rrallëherë shihet në Parlament, nuk e kishte menduar kurrë që do të ngjitej më në atë foltore, prandaj zgjodhi që të thoshte të vërtetën ashtu siç është, e ky sinqeritet u shpërblye nga publiku. Pas kaq kohësh Rigerta Loku kërkon një rikthim në atë sallë, pikërisht për të bërë atë që mendon se do e bëjë më së miri. Me premtimin se nuk do të ndryshojë kurrë, që do të jetë ajo Gerta e thjeshtë dhe e qeshur, siç ka qenë gjithmonë, ajo ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të marrë një mandat në zgjedhjet e 25 prillit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 13/03/2021 01:53

    Bravo,,do ishte nder te kishim ne parlament....

    Përgjigju
  • gomari: 11/03/2021 23:03

    Ti moj cuce do fitosh por do fitosh kete timin se ajo parti qe je futur eshte fantazem e pleres Albin Kurti qe fluturon me pras ne bythe.

    Përgjigju
  • Soni: 11/03/2021 22:06

    Po he a derbardhe se s'e kishe ne xhep Romen dhe e fale sa here do ta permendesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?