Blerim Latifi dhe Fero Fera

Fero la muzikën për islamin, pedagogu nga Kosova: Nuk është befasi kur një analfabet përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar

25 Gusht 2023, 18:42| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 18:43

  • Share

Fero deklaroi pak ditë më parë përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram se ka hequr dorë përfundimisht nga muzika pasi tashmë do t’i përkushtohet fesë Islame. Ai u shpreh i penduar për çdo këngë që kishte bërë deri tani, si dhe i kërkoi ndjekësve të fshinin këngët e tij, nëse i kishin të ruajtura.

Vendimi i tij solli reagime të shumta në publik, ndërsa pedagogu i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, është shprehur kundër kësaj vendimmarrje.

“Nuk është kurfarë befasie kur një i ri, analfabet, i rritun keq dhe delikuent, përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar. Të tillët janë tokë shumë pjellore për lulëzimin e fanatizmit. Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”- ka shkruar Blerim Latifi.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Motra muslimane: 13/10/2023 22:47

    Elhamdulilah qe Allahu na ka ngrit me kete Islam e vetmja fe qe pranohet te Allahu ..o Allahu na bene te jetojm te vdesim e te dalum para teje si musliman ..na bon momentet e vdekjes ashtu qe Ti je i knaqur me ne...Allahu ekber

    Përgjigju
  • ^&*(: 25/08/2023 22:35

    Shqiptart e Kosovs nuk e din qe fen islame e kan te futun me dhune nga pushtimi Turk 518 vjet.Ma perpara kan ken te tana trojet shqipe katolik.

    Përgjigju
  • Ateisti: 25/08/2023 22:17

    Injoranca=fe,por jo besim te zoti,por te propagandues të praptë të fesë.Zoti është NJË,por sot nuk dinë ta respektojn,adhurojnë por vetë ta ç,bëjnë me ato që bëjnëdhe propagandojnë.Ekstremizmi nuk është besim.Ne shqiptarët gjithmon kemi patur binominqë:pa atdhe nuk ka fe.

    Përgjigju
  • Niku: 25/08/2023 19:41

    Ke te drejt profesor,, analfabetin e gllaberoj fanatizmi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?